ShowBiz
Kuptimi i fshehtë në këngen e re të Loredanës dhe Mozzik
Demokracia
15:51 | 28 Maj 2021

Share:

Loredana dhe Mozzik publikuan pak orë më parë projektin e ri muzikor. “Rosenkrieg” quhet bashkëpunimi më i ri i çiftit të njohur shqiptar, që shënon dhe këngën e parë të albumit të përbashkët “No Rich Parents”.  Nisur nga titulli “Rosenkrieg” që në shqip do të thotë “lufta e trëndafilave” i referohet mosmarrrëveshjeve dhe grindjeve të vazhdueshme mes dy të dashuruarve.

Në klip, çifti e gjen veten mes debatesh, grindjesh të shumta dhe lajmeve nëpër media derisa largohen nga njëri-tjetri. “Gjithçka ndodhi sepse ishim kaq të dashuruar, tani të gjithë jetojnë në luftën tonë të trëndafilave, mijëra ndjenja u bënë politikë. Çdo argument mes nesh shkoi aq larg sa u bë një terren gënjeshtrash. E gjitha ndodhi vetëm për shkak se ne kemi qenë aq në dashuri.”, thuhet në tekstin e këngës.

Mes të tjerash Loredana thotë se të gjithë mendojnë se ndarja ka ardhur për fajin e saj por shton se vetëm ajo dhe Mozzik e dinë të vërtetën. Pjesë e tij është dhe vajza e tyre Hana. Prindërit e vogëlushes u rikthyen së bashku gjatë vitit që lamë pas dhe aktualisht po qëndrojnë në Zvicër.

 

Të ngjashme