Sport
Kupa e Kosovës vjen sot me tri ndeshje të jashtëzakonshme
Demokracia
09:18 | 16 Mars 2022

Share:

Kjo mesjavë është e rezervuar për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Shorti deshi që në këtë fazë të ndeshet pretendentët kryesor për ta fituar këtë trofe. Vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ndeshën Ballkani e Prishtina, derisa shumë interesant dhe nxehtë do të jetë sfida Llapi – Gjilani, dy skuadra që gji9thashtu e duan trofeun e Kupës I cili edhe u mundëson daljen në Evropë.

Në këtë fazë punë pak më të lehtë duket të ketë Drita e cila para tifozëve të vet do të ndeshet e Ulpianën dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që Drita të eliminohet në këtë fazë.

Ndeshjet çerekfinale mbyllen të enjten me sfidën Ramiz Sadiku – KEK-u.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme