Me tri ndeshje që zhvillohen sot në Kupën e Kosovës, hapet edicioni pranveror në futbollin kosovar, shkruan Demokracia.com.
Padyshim vëmendja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku ndeshen dy pretendenët kryesorë për këtë trofe Prishtina e Drita.
Sfida nis nga ora 13:00, dhe pritet të sjellë një luftë të ashpër në fushë.
Takim joshës është edhe ai ndërmjet Llapit e Ballkanit që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Takimi tjetër i ditës në sotme në 1/8 e finales së Kupës është ajo mes Drenicës dhe Ulpianës që zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Drenas.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00. /Demokracia.com