Sport
Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen katër ndeshje tejet interesante
Demokracia
10:47 | 10 Shkurt 2021

Share:

Kupa e Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshjet e 1/8 së finales, shkruan Demokracia.com.

Dje Prishtina, Llapi e Drenica siguruan kualifikimin në çerekfinale pasi eliminuan Dritën, Ballkanin përkatësisht Ulpianën.

Padyshim sot vëmendja do të jetë te ndeshja mes Arbërisë dhe Feronikelit, e cila do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Përballje interesante pritet të sjellë edhe stadiumi ‘Boka’ në Korishë të Prizrenit, aty ku A&N do të jetë mikpritës i Flamurtarit.

Gjilani do të udhëtoj drejt stadiumit ‘Demush Mavraj’, ku do të përballet me Istogun dhe ndeshja tjetër do të jetë në Mitrovicë, aty ku Trepça ’89 do ta mirëpres Ferizajn.

Të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme