Kupa e Kosovës vjen sot me dy ndeshje tjera interesante në kuadër të çerekfinales.
Dje u mësuan dy emrat e rinj gjysmëfinalistë, Prishtina e Dukagjini ndërsa sot mësohen dy të tjerë, shkruan Demokracia.com.
Sot në program janë ndeshjet që luhen në Mitrovicë e Istog. Trepça ’89 në stadiumin “Riza Lushta” e pret Llapin ndërsa në Istogu do të takohet me ekipin prizrenas, A&N.
Të dy ndeshjet startojnë ne ora 13:00 dhe transmetohet direkt në ‘Art Sport’. /Demokracia.com