Sport
Kupa e Kosovës: Sonte ballafaqohen rivalët e vjetër
Demokracia
10:55 | 04 Shkurt 2021

Share:

Dita e dytë në Final 8 Kupës së Kosovës “VllesaPagesa” do të sjellë përballje shumë interesante, transmeton Demokracia.com.

Përveç ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Parë ku ballafaqohen Marigona Hill – AS Prishtina dhe Ponte Prizreni – Vëllaznimi, mbrëmja është e rezervuar për një superndeshje.

Përballë njëra-tjetrës do të jenë rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Peja –  Sigal Prishtina. Trofeu i Kupës është shumë i dëshiruar për këto dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Takimi pritet të jetë shumë interesant, ashtu siç kanë qenë më herët përballjet mes këtyre dy skuadrave.

Orari

E enjte

13:00 Marigona Hill Prishtina – AS Prishtina

16:00 Grupi D: Ponte Prizreni – Vëllaznimi

19:00 Grupi A: Peja – Sigal Prishtina. /Demokracia.com

Të ngjashme