Sport
Kupa e Kosovës: Mysafirët janë në epërsi pas pjesës së parë
Demokracia
15:52 | 07 Prill 2021

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në dy ndeshjet e para gjysëmfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi është në epërsi minimale 0:1 në kryendeshjen e kësaj faze ndaj FC Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, raporton Demokracia.com.

Golin e vetëm të 45 minutave të para e ka shënuar ish-lojtari i prishtinasve, Ahmed Januzi në minutën e gjashtë të takimit.

Dukagjini i Klinës është gjithashtu në avantazh minimal pas fraksionit të parë në ndeshjen kundër Istogut në stadiumin “Demush Mavraj”.

Ka qenë një nga lojtarët më të mirë të “Hithave”, Altin Merlaku ai që ka realizuar golin e vetëm për Dukagjinin në minutën e 28-të.

Kujtojmë se ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës janë në sistemin vajtje-ardhje. /Demokracia.com

Të ngjashme