Llapi ka marrë një fitore të madhe sot në Mitrovicë duke e siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina e ka mposhtur Trepçën ’89 në “Riza Lushta” me rezultat 1:2, për ta siguruar kualifikimin tutje, shkruan Demokracia.com.
Ahmed Januzi e Valmir Veliu shënuan për Llapin, derisa golin e vetëm për vendasit e realizoi Darwish.
Takimi tjetër çerekfinal ndërmjet Istogut e A&N është mbyllur me barazim 1:1 duke e quar kështu ndeshjen në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Të kujtojmë se de kualifikimin në gjysmëfinale e siguruar Prishtina dhe Dukagjini. /Demokracia.com