Feronikeli – Prishtina dhe Dukagjini – Drenica, sot janë duke u ballafaquar ndërmjet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Ndeshjet janë duke u zhvilluar në Drenas e Klinë dhe ashtu siç është paralajmëruar po sjellin lojë shumë të forta.
Tashmë kanë përfunduar pjesët e para, dhe në të dyja takimet nuk ka gola duke u mbyllur me rezultat identik 0:0, çka dëshmon për rivalitetin e madh në fushë.
Se çfarë do të sjellin pjesën e dytë mbetet të shihet, por e sigurt është që do të kemi lojë edhe më të nxehtë. /Demokracia.com