“Coppa Italia” rikthehet sot me dy ndeshje interesante, në kuadër të kualifikimeve për çerekfinale.
Mbrëmë janë konfirmuar katër çerekfinalistët e parë të kësaj gare. Milan arriti me penallti të kualifikohej kundër Torinos, Interi mposhti Fiorentinan 2:1, Napoli zhvilloi ndeshje të vështirë kundër Empolit ku edhe arritën të kualifikoheshin me rezultat 3:2, dhe me po të njëjtin rezultat, Juventusi u kualifikua pasi mposhti Genoan, përcjell KosovaPress.
Ndeshja e parë e konfirmuar në kuadër të kësaj gare do të jetë Milan-Inter, derbi i njohur si “Derby della Madonnina” që do të zhvillohet më datën 26 janar.
Sot do të konfirmohen edhe dy çerekfinalistë, ku në programin e ditës së enjte të Kupës së Italisë, do të vazhdojnë ndeshjet mes Sassuolos e Spal dhe Atalantas e Cagliarit.
Programi i plotë:
17:30 Sassuolo – Spal (Stadiumi Mapei – Città del Tricolore)
21:15 Atalanta – Cagliari (Stadiumi Gewiss)