Liga e Kampionëve pret me padurim të njohë grupet e saj në shortin që do të hidhet në gusht, por “bookmakers”-at kanë nxjerrë menjëherë koeficientet për fituesin e këtij turneu.
Favoriti kryesor për ta fituar këtë sezon të ri të Ligës së Kampionëve është Manchester City. “Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola kuotohet me koeficientin 4.
Pas saj vijnë PSG, Liverpool dhe Bayern Munich, ndërsa kampionët në fuqi të Realit të Madridit janë të pestët me koeficientin 10.
Për sa i përket klubeve italiane, favoriti sërish është Juventusi, i cili kuotohet me koeficientin 26, ndërsa Milani dhe Interi koutohen me koeficientin 41 të dyja.
Skuadra si Salzburg, Kopenhagen, Rangers, PSV edhe Trabzonspor kuotohen me koeficientin 300, ndërsa ato që e kanë më të lartin deri tani janë Celtic, Club Brugge dhe Shakhtar Donetsk me 1001./Panorama
TABELA:
Skuadra | Koeficientët |
Manchester City | 4 |
PSG | 6 |
Liverpool | 7 |
Bayern Munich | 8 |
Real Madrid | 10 |
Barcelona | 16 |
Chelsea | 16 |
Tottenham | 26 |
Juventus | 26 |
Atletico Madrid | 41 |
Milan | 41 |
Inter | 41 |
Dortmund | 51 |
Benfica | 66 |
Ajax | 67 |
Leipzig | 81 |
Sevilla | 81 |
Napoli | 100 |
Monaco | 100 |
Marseille | 151 |
Porto | 151 |
Leverkusen | 151 |
Sporting Lisbonë | 201 |
Frankfurt | 201 |
Trabzonspor | 300 |
PSV | 300 |
Rangers | 300 |
Kopenhagen | 300 |
Salzburg | 300 |
Celtic | 1001 |
Club Brugge | 1001 |
Shakhtar Donetsk | 1001 |