Sport
Kuotat e ndeshjes | Drita nuk konsiderohet më inferiore ndaj Antwerpit
Demokracia
10:13 | 28 Korrik 2022

Share:

Drita e Gjilanit është sonte para një tjetër përballje me interesim të lart në garat evropiane. Nënkampionia e Kosovës e luan ndeshjen e kthimit ndaj gjigantit belg, Royal Antwerp.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është vendtakim i dy skuadrave të cilat për dallim të vlerës së madhe ndërmjet njëra tjetrës, synojnë kualifikimin tutje, shkruan Demokracia.com.

Rezultati në ndeshjen e parë ishte i barabartë 0-0, e cila ka bërë që sonte në kryeqytet të jetë gjithçka e hapur sa i përket çështjes së skuadrës që kalon tutje.

Për dallim nga ndeshja e parë, kuotat e kompanisë së madhe të basteve “bet365” nuk e konsiderojnë Dritën ekip inferior ndaj Antwerp, anise këta të fundit sërish favorizohen për të triumfuar.

Kuota për fitoren e Dritës në ndeshjen e parë ishte 13.00 teksa tani është 7.50, barazimi për sfidën e sotme llogaritet me kuotën 3.80, ndërsa për triumfin e belgëve kuota është 1.40.

Raportohet se mijëra bileta janë shitur brenda 24 orëve pas daljes në shitje të biletave, duke bërë që Drita të ketë mbështetje të madhe edhe nga shkallët e stadiumit.

Ndeshja midis Dritës dhe Antwerp luhet me fillim nga ora 20:00.

Fituesi i këtij takimi luan në fazën e tretë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës me fituesin e takimit Lillestrom (Nor) – SJK (Fin)./Demokracia.com/

Të ngjashme