Sport
Kuotat e katër përballjeve të sotme në Kupën e Botës
Demokracia
13:56 | 29 Nëntor 2022

Share:

Edhe sot në kuadër të Kupës së Botës, “Katari 2022”, zhvillohen katër ndeshje, por ndryshon orari i tyre.

Deri dje, ndeshjet luheshin në orare të ndryshme duke nisur që nga ora 11:00, pastaj 14:00, 17:00 e ndeshja e fundit zhvillohej në ora 20:00.

Ndërsa, nga sot, dy ndeshje do të luhen nga ora 16:00 ndërsa dy në ora 20:00. Dy ndeshjet që luhen nga ora 16:00 janë Ekuadori – Senegali dhe Holanda – Katari.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e ndeshjeve që zhvillohen sot në Katar, shkruan Demokracia.com.

Kuota për fitoren e Ekuadorit llgoaritet 2.37, barazimi 3.20, triumfi i Senegalit 3.25.

Për ndeshjen mes Holandës dhe Katarit kuotat nisin nga 1.22 për fitoren e “Tulipanëve”, 6.00 barazimi, kurse 13.00 për fitoren e nikoqirëve të Botërorit.

Dy ndeshjet që do të luhen nga ora 20:00 janë Irani – ShBA-ja dhe Uellsi – Anglia.

Kuota për fitoren e amerikanëve llogaritet 2.00, barazimi 3.30, ndërsa për triumfin e iranianëve kuota është 4.00.

8.00 është kuota për fitoren e Uellsit në takimin tjetër kundër Anglisë, 4.00 barazimi, teksa 1.50 për fitoren e “Tre Luanëve”./Demokracia.com/

Të ngjashme