Java e 22-të në elitën e futbollit kosovar do të mbyllet në mesditën e sotme me dy ndeshje tejet interesante.
Arbëria – Feronikeli dhe Drenica – Gjilani janë dy ndeshjet që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, shkruan Demokracia.com.
Në stadiumin “Dardania” në Ferizaj, Arbëria kërkon të vazhdojë me fitore në Superligë, derisa Feronikeli poashtu kërkon rezultat pozitiv pas humbjes nga Drenica.
Kompania e basteve “SmartBets” ka lansuar kuotat për këtë ndeshje.
Fitorja e Arbërisë është kuotuar me vlerën 2.47, barazimi me 3.30 kurse fitorja e “Niklit” me 2.75.
Tutje, në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica e mirëpret Gjilanin e Bylbyl Sokolit.
Drenica hyn në këtë përballje pas fitores ndaj Feronikelit, kurse Gjilani pas barazimit me Ballkanin.
Fitorja e Drenicës kuotohet me 2.75, barazimi me 3.15 kurse fitorja e Gjilanit me 2.46.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.