Sport
Kuotat e basteve: Belgjika favorite ndaj Kroacisë, Kosta Rika s’bëhet hesap përballë Gjermanisë
Demokracia
09:59 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Kampionati Botëror i futbollit “Katar 2022” vazhdon sot me katër ndeshjet e radhës në kuadër të Grupit F dhe E.

Vëmendja kryesore do të jetë te Kroacia, Gjermania dhe Spanja të cilat sot e mësojnë fatin e tyre, shkruan Demokracia.com.

Me fillim nga ora 16:00, Kombëtarja kroate luan me Belgjikën në ndeshjen direkte për kalim të grupit. Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për ndeshjet e sotme.

Kuota për fitoren e Kroacisë llogaritet 2.62, barazimi 3.40 ndërkaq për triumfin e belgëve kuota është 2.70.

Katër orë më vonë, pra nga ora 20:00, Gjermania synon vetëm fitoren kundër Kosta Rikës.

Kuota për fitoren e Kosta Rikës është 26.00, barazimi 11.00, teksa për triumfin e Gjermanisë kuota është 1.08.

Spanja në po të njëjtin grup luan përballë Japonisë në një tjetër takim direkt.

8.50 është kuota për fitoren e Japonisë, 4.50 barazimi, ndërsa 1.40 për triumfin e Spanjës./Demokracia.com/

Të ngjashme