Sot luhen ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku ndeshën Llapi e Prishtina.
Takimi i parë u mbyll me fitoren e Prishtinës me rezultat 2:1 duke lënë kështu të hapur gjithçka për ndeshjen kthyese, raporton Demokracia.com.
Megjithatë, në ndeshjen e kthimit, Llapi i Tahir Batatinës llogaritet si favorit për ta fituar takimin.
Kompanitë e basteve sportive kanë publikuar kuotat për këtë ballafaqim që ka ngjallur interesim të madh të futbolldashësve në Kosovë.
Kompania e madhe e basteve “1XBet” ka llogaritur fitoren e Llapit me kuotën 2.23, barazimin 3.20, kurse për fitoren e prishtinasve kuota është 3.14.
Një tjetër kompania e basteve e llogarit Llapin si skuadër favorite për të triumfuar ndaj ekipit kryeqytetas. Sipas “Interëetten”, kuota për fitoren e Llapit llogaritet 2.20, barazimi 3.05, ndërsa triumfi i Prishtinës 3.15.
Takimi tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Dritës dhe Ramiz Sadikut, ku skuadra gjilanase duket e kualifikuar në finale pasi takimin e parë e mbylli me rezultat 3:0.
Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 14:00./Demokracia.com/