Sport
Kuota interesante për ndeshjet Ballkani – Trepça ’89 dhe Gjilani – Drenica
Demokracia
11:52 | 20 Tetor 2022

Share:

Java e 12-të në elitën e futbollit kosovar përmbyllet ditën e sotme (e enjte) me dy takimet e fundit në program.

Ballkani, kampioni në fuqi i Kosovës luan para tifozëve të vet në Suharekë ku i bën nikoqir Trepçës ’89, shkruan Demokracia.com.

“Portokallezinjtë” konsiderohen favorit për të dalë me tri pikë nga ky duel, me 89-shin që do të udhëtojë për befasi në Suharekë.

Sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “1XBet”, kuota për fitoren e Ballkanit llogaritet 1.59, barazimi 3.98 ndërsa për triumfin e mitrovicasve 4.74.

Në Anamoravë, Gjilani i bën “konak” skuadrës së Drenicës në stadiumin me bari sintetik.

“Kuqebardhët” janë në pozitën e katërt me 18 pikë, ndërsa Drenica ka tubuar 12 pikë dhe zë vendin e gjashtë.

Kuota për fitoren e Gjilanit është 2.16, për barazimin 3.24 teksa 3.13 është për fitoren e Drenicës.

Dy përballjet në Suharekë dhe Gjilan nisin nga ora 13:00./Demokracia.com/

Të ngjashme