Lajme
Kundërshtimi i bizneseve: Liberalizimi i tregut përfundon në gjykatë
Demokracia
20:53 | 28 Maj 2025

Share:

Hapi i parë i kundërshtimit ishte mbledhja e firmave që deri tashti u bë nga mbi 300 operatorë.

E pos peticionit, bizneset kosovare kanë në plan të rrisin presionin edhe më tej për ta kundërshtuar daljen në treg të hapur për furnizim me energji nga 1 qershori.

Për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, po bëjnë gati edhe padi.

Këta kërkojnë pezullim për 1 vit të dekretit për përgatitje ose subvencionim nga qeveria, por jo sikur masat e paralajmërua nga Ministria e Ekonomisë.

Kundërshtimet rriten pasi, sipas këtyre, as sistemi i transmetimit e as tregu i furnizimit nuk është gati.

Bizneset kërkojnë hetim nga organet e drejtësisë për ngutinë e tyre që të liberalizohet tregu i energjisë për bizneset me mbi 50 punëtorë e 10 milionë qarkullim.

Këta alarmojnë se nga ky vendim i ZRRE-së do të ketë dëmtim biznesesh, falimentim prodhuesish e rritje të kostos për familjet kosovare.

Të ngjashme