Lajme
Kundërshtari i Gjukanoviq shkon në vendvotim pa letërnjoftim: Në momentin e fundit e ndërrova setrën
Demokracia
20:28 | 02 Prill 2023

Share:

Jakov Milatoviq, kandidati për president të Malit të Zi që po synon t’ia marrë postin Milo Gjukanoviqit, ka shkuar për të votuar, por e ka harruar letërnjoftimin.

Ai më pas është arsyetuar se e ka ndërruar konstumi në minutën e fundit.

Më pas është kthyer për t’ i marrë dokumentet personale.

“Kjo ndodh kur ndërron kostumin në minutën e fundit, kështu që harron letërnjoftimin”, ka thënë Milatoviq.

Milatoviq e ka mbështetjen edhe të forcave pro-serbe në Malin e Zi, ndërkaq Gjukanoviq këto zgjedhje i ka parë si lloj referendumi nëse ”Mali i Zi do të mbetet e varur nga Serbia ose do të orientohet si shtet evropian“.

Të ngjashme