Lajme
Kundërpërgjigjet Beogradi pasi Evropa bllokoi vizitën Lavrovit në Serbi
Demokracia
14:08 | 07 Qershor 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakovic, e ka pranuar ftesën për të shkuar në Moskë, pasi vizita e Sergei Lavrov në Beograd u anulua si rezultat i bllokadës së Evropës për kryediplomatin rus, shkruan N1, transmeton Express.

Këtë gjë e ka konfirmuar ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko.

“Me kënaqësi të madhe, Selakovic e ka pranuar ftesën e Lavrovit. Presidenti ka dhënë instruksione për të organizuar vizitën”, ka thënë ambasadori rus.

Kharchenko gjithashtu ka komentuar edhe për vendimet e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të cilët morën vendim për të mos lejuar aeroplanin e Lavrovit të fluturoj nga Moska në Beograd.

Të ngjashme