Lajme
“Kundër popullit”| LVV e sulmon opozitën se po i çon lëndët në Gjykatë Kushtetuese
Demokracia
20:27 | 21 Korrik 2023

Share:

Partitë opozitare sërish u janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar veprimet e pushtetit. Kësaj radhe partitë opozitare kanë kërkuar anulimin e vendimeve të seancës të 13 korrikut, ku pati edhe përleshje fizike në mes pushtetit dhe opozitës. Derisa Gjykata Kushtetuese e interpreton Kushtetutën, rrjedhimisht e mbron Republikën, për deputetët e Pushtetit, krejt kjo veprimtari po cilësohet se po bëhet “kundër popullit”.

Tri partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja, dhe AAK-ja kanë dorëzuar lëndë në Gjykatën Kushtetuese që kanë të bëjnë me seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës. Zyrtarët e këtyre partive pretendojnë se në atë seancë nuk është respektuar Kushtetuta e Kosovës, prandaj kanë kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së atyre vendimeve.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Kushtetuesja të anulon komplet seancën e javës së kaluar.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk e ka respektuar procedurën kushtetuese për mbajtjen e kësaj seance.

“Seanca e fundit plenare e Kuvendit, ishte caktuar dhe ftuar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, prandaj si e tillë, duhet të anulohet dhe bashkë më të, edhe të gjitha vendimet që janë marrë në këtë seancë jokushtetuese. Si parashtrues të këtij rasti, vlerësojmë se, Kryetari i Kuvendit, ka bërë shkelje kushtetuese në dy drejtime: e para, në mospërmbushjen e afatit për thirrjen dhe caktimin e seancës plenare dhe, e dyta, duke mos e vendosur për miratim rendin e ditës të kësaj seance – në mungesë të konsensusit të Kryesisë si rezultat i mungesës së kuorumit të nevojshëm, përkatësisht dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë”, ka shkruar ai.

Çka po thotë pushteti?

Pushteti, në një formë të paprecedent, krejt të pakuptimt, po e sulmon opozitën, për kontestimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese. Derisa Gjykata Kushtetuese e ka për mandat interpretimin e Kushtetutës, që është dokumenti më i lartë i shtetit, me qëllim mbrojtjen e demokracisë, rrjedhimisht Republikës, çuditërisht, ligjvënësit e pushtetit e shohin “kundërpopullore”, veprimtarinë e tillë.

Adnan Rrustemi i VV-së, i cili me profesion është jurist, pretendon se mjafton vullneti i deputetëve, për të miratuar çfarëdo ligji, në çfarëdo forme. Mjafton “mbështetja popullore”.

“PDK qartazi janë pozicionu kundër popullit të Kosovës. Këta po duan t’i hakmerren popullit për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. E paimagjinueshme të shohësh që kjo parti e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kryetarit të Kuvendit për seancën e javës së kaluar ku janë votuar një mori vendimesh të rëndësishme”, ka thënë Rrustemi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku gjithashtu ka lëshuar një deklaratë absolutisht absurde. Ajo ka akuzuar deputetët opoziatë, se po i dërgojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk po i zë dera e Gjykatës Kushtetuese deputetët opoziatarë”, është shprehur ndër të tjera Kollçaku, shkruan Nacionale.

“Nuk po i zë dera e Gjykatës Kushtetuese deputetët opozitarë.

Tash, edhe komplet seancat po përfundojnë atje.

Do të ishte mirë të bashkohet Kuvendi me këtë Gjykatë në një ndërtesë të përbashkët. Kështu së paku, nuk do dukej se e kanë ngatërruar vendin e punës.” – ka shkruar deputetja.

Edhe “Guxo” me pretendime të njejta

Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka lëshuar një deklaratë absolutisht absurde.

Ai ka akuzuar deputetët opoziatë, se po i dërgojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese.

Avdyli e ka quajtur opozitën të humbur e të dëshpëruar nga humbja e privilegjeve.

“Apo ndoshta sipas tyre duhet shuar edhe partitë dhe të mos ketë vendime bazuar ne pluralizëm e demokracinë e shumicës.

Opozitë në rrugë pa kry, të humbur, të dëshpëruar nga humbja e privilegjeve si duket kanë nisur të humbin edhe arsyen.” – shkroi ai ndër të tjera.

Ndryshe, deputet e eksponent të pushtetit, vazhdimisht e kanë sulmuar opozitën me arsyetimin se ata po kryejnë veprimtari “kundër popullit”, kur këta të fundit dërgonin në Kushtetuese ligje. Madje dhe kur dolën se ata kishin të drejt siç është rasti me Ligjin për Këshillin Prokurorial.

Të ngjashme
Lajme • 13 Maj 2024