Lajme
Kunati i Albulena Haxhiut i reagon Bajqinovcit: Mentaliteti i VV-së është sevilizmi me ballin e përlyer
Demokracia
12:29 | 18 Qershor 2024

Share:

Dardan Krasniqi i cili më parë ishte shumë aktiv në Vetëvendosje e që është edhe kunati i Ministrës së Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka reaguar ashpër deputetit të Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, i cili në një emision sportive deklaroi se “po ta kishte Shqipëria mentalitetin e VV-së do të fitonte kundër Italisë”.

Krasniqi ka thënë se mentaliteti aktual i VV-së është servilizmi me kurrizin legen e ballin e përlyer.

E plotë:

E dhimbshme ku ka arritë menësia politike në vendin tonë! Mefail miku im i dashun, mentaliteti i Lëvizjës VETËVENDOSJE! Tash është servilizmi me kurrizin legen e ballin e përlyer!

Rroftë Shqipëria – se krejt tjerave ju ka dal boja shumë e keq! E dhimbshme deri në palcë por kjo është e vërteta që secili e di!

Me pas patur mentalitet politik kombëtarja – sot ish kanë duke pordhur në shishe plehrave të fushave me lloq, barit të pakositur nëpër rrugë e parqe, rrugëve me gropa e me ninullat neotitiste! Që i madh e i vogël është strukur e nuk guxon me lëshuar një zë!

Përjetsisht kuqezi.

Ballin lartë e kurrizin drejt!

Të ngjashme