Sport
Kulusevski dhe Bentacuar largohen zyrtarisht nga Juventusi, bashkohen te një tjetër skuadër
Demokracia
18:28 | 31 Janar 2022

Share:

Tashmë është zyrtare se Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur kanë lënë Juventusin për t’u vendosur nën komandën e Antonio Contes te Tottenham.

Dyshja e “Zonjës së Vjetër” kanë vazhduar rrugëtimin së bashku, veçse tash te “Spurs”, shkruan Demokracia.com.

Kulusevski ka kaluar në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për një shifër totale 45 milion euro, ndërsa Bentancur është larguar përfundimisht nga Juventus.

Ky i fundit raportohet se ka kaluar në radhët e Tottenhamit për shifrën e 25 milionë eurove. /Demokracia.com/

Të ngjashme