Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për “kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” kundër të pandehurve I.S., R.K dhe N.F.
Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media ka njoftuar se të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.S., V.R dhe M.D., të cilët gjenden në arrati, pa autorizim kanë filluar të kultivojnë substancën narkotike të llojit kanabis në laboratorët e improvizuara.
“Me këtë të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’. Ndërkaq, i pandehuri I.S., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. I pandehuri N.F., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’”, thuhet në njoftim.