Lajme
Kukulla e Putinit falënderon Serbinë dhe Vuçiqin për mbështetje ndaj agresionit në Ukrainë
Demokracia
16:27 | 10 Mars 2022

Share:

Udhëheqësi i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, i njohur edhe si kulla e Putinit, deklaroi se Rusia nuk është agresore në Ukrainë.

Kadyrov, si lider i Republikës në të cilën u zhvilluan dy luftëra në fund të shekullit të kaluar, ku ai ishte kundër Forcave Federale në të parën dhe me Rusinë në të dytën, theksoi se ai e mbështet plotësisht vendimin e presidentit Vladimir Putin për të ndërhyrë në Ukrainë, transmeton Demokracia.com.

Në një intervistë për Tanjug, ai theksoi se Rusia dhe ai personalisht nuk do të harrojnë kurrë se Serbia, e vetmja së bashku me Bjellorusinë, nuk ka vendosur sanksione, dhe në veçanti ka falënderuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për këtë gjest.

Gjithashtu, si lider i Republikës shumicë myslimane, ai përcolli përshëndetje për të gjithë myslimanët në Serbi dhe paralajmëroi forcimin e bashkëpunimit në favor të Serbisë dhe Rusisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024