Sport
Kuka reagon për kategorizimin: E çuditshme, përkundër dy medaljeve të arta olimpike xhudo mori më pak pikë
Demokracia
18:37 | 28 Janar 2022

Share:

Komiteti Olimpik i Kosovës  sot ka publikuar kategorizimin e sporteve derisa ka vendosur xhudon në pozitën e parë me 83.35 por bordi mori vendim ta vlerësoi me pikë maksimale.

Trajneri më i suksesshëm në vend, Driton Kuka, ka reaguar përmes një postimi pas publikimit të kategorizimit të federatave sportive.

Xhudoja, që është sporti bindshëm më i suksesshëm në vend, është renditur në vend të parë, por me më pak pikë se vjet.

“Xhudo sporti numër një në Kosovë. Por me pikët e grumbulluara sivjet, xhudo ka më pak pikë se vitin e kaluar. Edhe keni të drejtë se dy medaljet e arta olimpike nuk mjaftojnë për rritjen e pikëve. Kritere të stërvjetruara të kategorizimit dhe xhudos keni pasur të drejtë t’ia ulni pikët”, ka shkruar Kuka.

Të kujtojmë se shumë e çuditshme është edhe vlerësimi për futbollin që ka mbetur si federate e fundit në kategorinë A. /Demokracia.com

Të ngjashme