Sport
Kuka pranon trofeun e trajnerit më të mirë për xhudistet femra
Demokracia
18:46 | 19 Maj 2022

Share:

Një sukses tjetër ka ardhur për trajnerin kosovar, Driton Kuka.

Ai e ka pranuar sot trofeun si “Trajneri më ï mirë për xhudistet femra për vitin 2021” i dhënë nga Unioni i Xhudos Evropiane.

Kuka tha se është i nderuar me çmimin, për të cilin tha se është i vetmi që i mungonte në koleksionin e tij.

“Ky ishte në fakt çmimi i vetëm që nuk e pata fituar ende në karrierën si trajner. Shpresoj që në të ardhmen të kemi më shumë rezultate të mira dhe më shumë medalje për Kosovën. ’Kombëtarja e Xhudos Kosovare’ do të jetë projekt i Qeverisë, dhe shpresoj që përmes këtij projekti të vazhdojmë të kemi rezultate të mira, dhe ta bëjmë xhudon sport më të popullarizuar në Kosovë”, ka thënë trajneri nga Peja.

Të ngjashme