Sport
Kuka nga Tel Avivi: Xhudo kosovare ka vepra shumë e fjalë pak
Demokracia
10:16 | 20 Shkurt 2021

Share:

Trajneri më i suksesshëm në histori të sportit kosovar, Driton Kuka është ndarë i kënaqur me suksesin garuesve kosovar na Grand Slamin që u mbajt në Tel Aviv të Izraelit, shkruan Demokracia.com.

Majlinda Klemendi arriti të stoliset me medalje të bronztë, derisa dy garuesit tjerë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, mbeten pa medalje.

Kuka përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kontiuniteti i medaljeve vazhdon, derisa pret paraqitje më të mirë në të ardhmen nga garuesit e tij.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Driton Kukës:

Ditë e shtunë Tel Aviv

Thash të postoj edhe një foto timen …

Karavani i xhudos Botërore spo ndalet përkundër pandemisë!

Me rregulla strikte dhe karantinë po mbahet edhe Grand Slami i radhës.

Kosova mori pjesë me tre garues fituam një medalje,kontinuiteti po vazhdon!

Akili përkundër paraqitjes së mirë ende në kërkim të formës së duhur.

Laures si garuese me shumë medalje për të reja ende i duhet punë për të arritur medalje në nivele Elitare.

Gjenerata e Laures, Shpatit, Flakes, Erzes e të tjerëve janë afër për të kaluar murin e madh që qendron në mes rezultateve për të rinj dhe atyre Elitare por do ja dalin jam i sigurt,do punoni më shumë,rrugën e dijmë kah duhet ecur por angazhim e koncentrim dua më shumë.

Niveli Elitar është sfida e madhe!

Kosova meriton që Majlinda,Distria,Nora,Loriana e Akili të zëvendësohen në të ardhmen!

Unë besoj shumë që xhudo edhe shumë kohë do ketë rezultate Elitare!

Xhudo Kosovare ka vepra shumë e fjalë pak!

#proudcoach. /Demokracia.com

Të ngjashme