Sport
Kuka fton Bidenin në Kosovë: Dashtë Zoti po i bie në mend e po i sjellë vaksinat
Demokracia
10:23 | 10 Prill 2021

Share:

Trajneri më i mirë në historinë e sportit kosovar, Driton Kuka i ka bërë ftesë publike presidentit të ri të ShBA-së, Joe Biden që të vizitojë përsëri Kosovën, shkruan Demokracia.com.

Ai ka kujtuar takimin e fundit të tij kur ishte takuar me xhudisten Majlinda Kelmendi dhe ishte mbresëlënëse prezantimi që Presidenti i ShBA-së i bëri Majlindës para nipave dhe mbesave të tij.

Mes tjerash Kuka thotë që Biden të vijë në vendin tonë së bashku me vaksinat anti-covid.

President Joe Biden we are wating for you to visit us again in Kosovo!

Ishte i bukur dhe mbresëlënës prezentimi që Presidenti i USA e bëri për Majlinden para nipave e mbesave të tij!

Dhashtë Zoti po i bjen në mend për ne e i bjen vakcinat me veti knej ka Kosova se jemi mbet kah fundi i tabeles,si ekipet që luftojnë për ekzistencë …”, ka shkruar Biden. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/10222462309284442

Të ngjashme