Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka e feston ditëlindjen e tij sot, shkruan Demokracia.com
Kuka që është trajneri më i suksesshëm nga Kosova, do ta festojë këtë ditë me tri medalje olimpike. Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan medalje olimpike nën drejtimin e tij.
Në rrjetin social “Facebook”, Kuka bën me dije se synon t’i fitojë pesë medalje olimpike si trajner.
Postimi i plotë i Kukës:
“Ditëlindjen sivjet po e festoj me tri medalje Olimpike në ekipin tonë!
Të Arta …
Janë pesë rrathë Olimpik,objektivi im 5 medalje Olimpike si trener!
Majlinda Disi e Nora ???
In waiting …
Akili,Loriana e shumë të tjerë!“. /Demokracia.com