Lajme
Kujtim Shala s’kërkon falje për sharjen e rëndë ndaj Kurtit: “Ma dërgoni vërejtjen me postë”
Demokracia
14:36 | 23 Mars 2023

Share:

“Phu t’q**sha tradhtarin e nanës” – u dëgjua derisa shante me shumë mllef deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, pak para se Kuvendi të shkojë në pauzë.

Pas pauzës, i pari që mori fjalën ishte deputeti, Kujtim Shala.

Ai shkurtimisht tha se vërejtjen t’ia dërgojnë më post, mirëpo, ai nuk kërkoi falje për gjuhën e tij në parlament.

“Faleminderit, ma dërgoni vërejtjen me postë” – ka thënë Shala.

Ndryshe, Kuvendi ka vazhduar seancë, ku kryeministri Kurti po raporton për marrëveshjen në Ohër.

 

Të ngjashme