Lajme
Kujtim Shala: LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës
Demokracia
21:01 | 05 Mars 2021

Share:

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, kandidati i dytë më i votuar pas Avdullah Hotit, ka falënderuar përkrahësit dhe votuesit që e kanë zgjedhur partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova kur kanë shkuar tek kutitë e votimit.

Shala ka paralajmëruar se LDK-ja do të hapë një etapë të re të vetën dhe për Kosovën dhe se LDK nuk është një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë.

“Të dashur qëndrestarë të LDK-së! Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që i keni dhënë LDK-së, lëvizjes shqiptare të Kosovës, themelueses dhe garantueses së shtetit tonë! Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës! Besimi i përsëritur është nderi më i madh. LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”, ka shkruar Shala në faqen e tij në ‘Facebook’, përcjell Demokracia.com

Kujtojmë se LDK do të mbajë pas pak ditësh Kuvendin Zgjedhor ku pritet të dalin strukturat e reja të partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024