ShowBiz
Kujt ia dedikon kësaj radhe ‘diss-in’ Tayna?
Demokracia
07:35 | 02 Maj 2022

Share:

Tayna është njëra ndër reperet më të përfolura.

Ajo gjithashtu merr vëmendje me projekt e saj muzikore që shpesh konsiderohen edhe si ‘diss-e’.

Së fundi ajo ka postuar disa imazhe të reja në ‘Instagram’.

Sipas pozave të publikuara në profilin zyrtar këngëtarja ka treguar se është drejt finalizimit të projektit të ri.

E ditë më parë ajo kishte paralajmëruar fansat e saj se është duke punuar për projektin e saj më të ri, e i cili pritet të jetë një bashkëpunim.

Imazhet e fundit që ajo ka postuar i ka shoqëruar me një mbishkrim, ku ka lënë të kuptohet se kënga që po përgatit ajo është një ‘diss’.

“Tayna i kill kto…”, shkroi reperja sipër fotografive ku u shfaq me fustan ngjyrë të hapur duke theksuar linjat trupore./Lajmi.net/

Të ngjashme