ShowBiz
Kujt i propozoj martesë Stresi?
Demokracia
16:58 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Spektakli i Big Brother Vip Kosova është rikthyer njëri ndër spektaklet më të komentuara në Kosovë.

Mbrëmë në prime-in e dytë vëmendjen e mori reperi Stresi përmes deklaratës së tij ku i kërkoi falje ish-bashkëshortes së tij, Keisit.

“I kërkoj falje shpirtërisht, nuk jam sjellë mirë me të. Ajo mka trajtu mu si mbret, unë nuk jam trajtu mirë me të, si mbretëreshë”, tha Stresi.

Reperi po ashtu tregoi se e ka tradhtuar atë.

“E kam tradhtu atë. Ajo ma fali. Ajo la gjithçka për mua”, u shpreh Stresi.

Por, sot një video është bërë virale në TikTok. Aty shihen banorët Artani, Stresi dhe Mc Beka.

Përmes kësaj video Artan Thaçi i kërkoi Keisit, ish bashkëshortes së Stresit ta falë atë.

Tutje, aktori tha se reperi shqiptar po e pret tek dera e shtëpisë së famshme me unazë.

“E dashura Keisi, po të pret një djalosh me një dhuratë në dorën time, kjo është unaza. Mendo, Stresi është këtu, ti je atje. Stresin presim me ardh me marrë te dera”, u shpreh Artani.

@copezashpirtiofficial

E dashura Kejsi…💍

♬ original sound – 100 sene!

 

Të ngjashme