Lajme
Kujdes: Paratë e falsifikuara po qarkullojnë me të madhe në Kosovë, tri raste për 24 orë
Demokracia
09:01 | 11 Maj 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parave në Kosovë vetëm brenda 24 orëve.

Dy prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, e një tjetër në Ferizaj.

Raporti i Policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

· Prishtinë 10.05.2023 – 12:55. Ankuesja femër kosovare ka informuar se nga një person janë deponuar monedha të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

· Prishtinë 10.05.2023 – 13:11. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga klient është deponuar një monedhë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

FALSIFIKIM I PARASË

Ferizaj 10.05.2023 – 10:40. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është pranuar një monedhë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme