ShowBiz
“Kujdes, mos më prek” – debat mes Roza Latit dhe Ledjona Xheladinajt në BBVA 3
Demokracia
18:27 | 15 Janar 2024

Share:

Mbrëmjen e së shtunës (13 janar) ka nisur edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania 3.

18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërkohë të martën do të futen edhe gjashtë të rinj.

Debatet dhe konfliktet mes njëri-tjetrit kanë ndodhur që mbrëmjen e parë dhe grisjet mes tyre po vazhdojnë akoma.

Foto: Screenshot/YouTube

Pak orë më parë, Roza Lati ka zhvilluar një debat në oborr me gazetaren Ledjona Xheladinaj.

Teksa po flisnin, prezantuesja e preku në një moment me dorë, gjë që nuk i pëlqeu Ledit.

Foto: Screenshot/YouTube

Një pjesë nga biseda e tyre:

Roza Lati: Qetësohu dhe kapu diku ku duhet dhe rri si femër mos rri si laç. Dhe Lilipute ktheje mbrapsht.

Ledjona: Ec tani Roza se boll kaq mjafton.

Roza Lati: Në mes të debatit të ecësh me atë dorën ashtu do të thotë që po e lë topin se nuk e mban dot në triblim.

Ledjona: Kujdes me dorën mos prek nuk ta lejoj nuk ke kaq konfidenca.

Roza Lati: Me mua mbaje në triblin dhe fol me baza.

Të ngjashme