Lajme
Kuçi kërkon që qeveria të arrijë konsensus me opozitën për dialogun me Serbinë
Demokracia
22:38 | 27 Qershor 2022

Share:

Kosova duhet ta ketë një platformë për dialogun me Serbinë, ka deklaruar, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai thotë se dialogu duhet të ketë konsensuse të brendshëm politik e po ashtu edhe një unitet të jashtëm mes SHBA-së dhe BE-së.

Ai thotë se dialogu duhet të ketë konsensuse të brendshëm politik e po ashtu edhe një unitet të jashtëm mes SHBA-së dhe BE-së.

“Unë mendoj që dialogu tani duhet t’i ketë tri gjëra kryesore: e para mendoj që duhet të krijohet një konsensus në Kosovë. Kur them konsensus e kam parasysh konsensusin qoftë ai që ka të bëjë politik-nacionale që do ta admiroja që të jenë të gjitha subjektet politike, por edhe pjesa tjetër, shoqëria civile, mediat, bota akademike dhe të tjerët me një platformë që do ta kishim që qartë se çka dëshirojmë në këtë rastin e dialogut… Në çështjen e dialogut duhet t’i bëjmë limitet. Pra në platformën e qartë, ku ajo platformë duhet të miratohet nga organet legjitime, unë mendoj që aty duhet ta kemi një konsensus të ta quaj i dyti kushtetues që nënkupton dy të tretat e numrit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Kuçi.

Tutje ai tha se duhet të ketë konsensus edhe në raportin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Bashkimin  Evropian.

“Po ashtu duhet ta kemi një konsensus ndërkombëtar për raportin SHBA – Unioni Evropian, kjo pasi që asnjë zgjidhje në Evropë nuk është bërë sidomos 30 vitet e fundit pa ndërhyrjen apo ndikimin pozitiv të SHBA-ve dhe njëkohësisht pa pëlqimin e Unionit Evropian”, deklaroi Kuçi në Tëvë1.

 

Të ngjashme