Lajme
Kuçi: Ivanoviqi po i duhet sot Kurtit përballë betejës me Vuçiqin
Demokracia
21:41 | 18 Janar 2023

Share:

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka komentuar video-mesazhin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Kuçi tha se Kurti po i ndërron fjalët në bazë të politikave ditore siç i duhen atij, dhe sipas saj, kjo mendësi është e rrezikshme.

“Ivanoviqi është një figurë politike që ka ndikuar që të bëhet edhe spastrimi etnik. Pra, si mund të quhet një person që ka kryer spastrim etnik, figurë e cila i kontribuonte multietnicitetit dhe bashkëjetesës”.

“Është e rrezikshme sepse Ivanoviq sot po i duhet Kurtit përballë betejës që e ka me Vuçiqin sepse Vuçiqi tani është kundërshtari politik i Albin Kurtit dhe ai mundohet ta lartësoj figurën e Ivanoviqit si një person i cili nderohet nga ne dhe i cili paska qenë në betejë politike me Vuçiqin”, është shperhur Kuçi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, sipas Kuçit, në qoftë se Kurtit i duhet sot që ta ndërroj krejt shpjegimin e historisë, vetëm pse po i duhet për një moment të caktuar, ai e bën.

“Nuk është me rëndësi të themi se Kurti është mashtrues, por duhet të thuhet se Kurti është i rrezikshëm”, është shprehur Kuçi.

 

Të ngjashme