Kosovës i duhet të bëjë “kapërcim” nga situata e ngërçit ku gjendet sa i përket mosarritjes së njohjeve të reja, dhe kjo arrithet përmes një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ka vlerësuar filozofi dhe opinionisti Shkëlzen Maliqi në një intervistë me Kosovo-Online.
“Për gjashtë ose shtatë vite, asnjë qeveri s’ka mundur të bëjë gjë për të rritur numrin e njohjeve; dhe kjo s’është faji i Kurtit…dhe ka vetëm disa vende ku ne duhet të bëjmë përparime dhe kjo varet nga marrëveshja (me Serbinë). Nëse Kosova ia del të kalojë këtë pikë dhe një marrveshje arrihet, marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve dhe nëse ka njohje faktike, atëherë s’ka nevojë për numër më të madh njohesh, dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare mbase do të jetë e hapur për Kosovën”, ka thënë Maliqi.
Sipas Maliqit, “kuantumi i njohjeve” është arritur, por se tash duhet bërë “kapërcim” me shtete tjera të rëndësishme siç është Vatikani, India por edhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.