Sport
Kualifikimi në turin e dytë, Drita do të përballet me skuadrën e holandezit Van Bomel
Demokracia
09:17 | 13 Korrik 2022

Share:

Drita shkëlqeu mbrëmë duke e mposhtur bindshëm finlandezët e Inter Turku me rezultat 3:0 për t’u kualifikuar në rrethin e dytë të Conference League, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë në rrethin e dytë gjilnasit i pret shumë punë ku do të ndeshet me  belgëve të Antwerp, që drejtohet nga ish-mesfushori  i njohur holandez, Mark Van Bombel.

Dueli i parë do të zhvillohet më 21 korrik në Belgjikë, teksa ai i kthimit luhet më 28 korrik në Prishtinë.

Skuadra e Antwerp, ka në përbërje lojtarë shumë cilësorë si Naingolan, Fisher, De Laet etj. /Demokracia.com

Të ngjashme