Sport
Kualifikimi historik i ekipit nga Kosova në turneun e madh për CS:GO, reagon edhe ministri Çeku
Demokracia
14:08 | 24 Prill 2022

Share:

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar për kualifikimin e ekipit nga Kosova, Bad News Eagles në turneun më të madh në botë për CS:GO, PLG Antwerp Major 2022.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar “biletën” për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në ESports.

Edhe pse humbën 16:10 në raundin e parë, Bad News Eagles u rikthyen dhe i fituan dy raundet e radhës 16:6 dhe 16:14.

Çeku e quajti historike arritjen e djelmoshave nga Kosova për këtë të arritur.

“Historike për komunitetin E-Sports. Ekipi ynë Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Antëerp 2022. Përgëzime Flatron, Sener, Dionis, Rigon, Genc, krenari pa fund”, ka shkruar Çeku në llogarinë e tij në Facebook./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025