Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, ka barazuar në ndeshjen e dytë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023.
Kosova barazoi si vendase me Kombëtaren e Belgjikës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ka përfunduar me rezultatin 28-28.
Për të dy kombëtaret, ishte kjo pika e parë në këto kualifikime. /Demokracia.com