Lajme
Ku ndodhet Putin: Jeta misterioze e presidentit mes rezidencave dhe bunkerëve sekretë
Demokracia
17:11 | 10 Mars 2022

Share:

Presidenti rus Vladimir Putin është në qendër të teorive të shumta, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ditur vendodhjen e tij në javët e fundit, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Shumë i kujdesshëm, Putini jetoi dy vitet e pandemisë Covid pothuajse në izolim total. Javët e fundit ai ka pasur disa takime institucionale, por disa burime tregojnë se ato zhvillohen në një bunker sekret, për t’i shpëtuar çdo lloj sulmi.

Konsiderohet shumë e pamundur që Putini të përdorë rezidencat e tij të zakonshme ose vendet e punës, të tilla si Kremlini ose rezidenca presidenciale në Novo-Ogaryovo në periferi të Moskës.

Ku ndodhet Putin: Jeta misterioze e presidentit mes rezidencave dhe

Më e besueshme është që lëviz midis vendeve të izoluara . Dikush spekulon se ai përdor bunkerin e vjetër të Stalinit në Samara, i ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ose një të ri në Yamantau , në Urale.

Lëvizjet e tij janë sekrete dhe mbrohen nga njerëzit e FSO, shërbimi presidencial i sigurisë. Kur ai futet në makinën e tij të blinduar në Moskë, rrugët pastrohen paraprakisht dhe mbikëqyren nga snajperët.

Ku ndodhet Putin: Jeta misterioze e presidentit mes rezidencave dhe

Putin zakonisht jeton në Novo-Ogaryovo, disa kilometra larg kryeqytetit. Ai shpesh zhvendoset në Soçi, në rezidencën Bocharov Ruchej, shkruan tiranapost. Herë të tjera ai preferon rezidencën Ruse të Zavidovo, në rajonin Tver, afër Moskës. Ky është vendi ku ai u takua edhe me Berlusconin.

Ku ndodhet Putin: Jeta misterioze e presidentit mes rezidencave dhe

Vende të tjera të frekuentuara shpesh nga Putini janë Valdaj , një vend që përdoret për të zhvilluar samite me mysafirë ndërkombëtarë dhe pallati Konstantinovskij në Shën Petersburg.

Ku ndodhet Putin: Jeta misterioze e presidentit mes rezidencave dhe

Ka edhe rezidenca jozyrtare që i janë atribuar disa herë Putinit: pallati i Gelendzhik , në Detin e Zi dhe ai i Shujskaya Chupa në Karelia, ku Putin ka qenë vetëm një herë, sipas raportimeve.

Ku ndodhet Putin: Jeta misterioze e presidentit mes rezidencave dhe

Sa për bunkerët , një tjetër shumë sekret, shpjegon Corriere della Sera, mendohet se është mdërtuar në Altai , në kufi me Mongolinë.

Ku ndodhet Putin: Jeta misterioze e presidentit mes rezidencave dhe

Presidenti rus, në çdo lëvizje, shoqërohet vazhdimisht nga dy ushtarë dhe gjithmonë mban me vete të ashtuquajturën valixhe bërthamore, kompjuterin me kodet e lëshimit të raketave.

Të ngjashme