Lajme
“Ku mbeti morali?”| Lushaku: LVV i bëri koncesionet më të mëdha ndonjëherë ndaj Serbisë
Demokracia
15:07 | 19 Mars 2023

Share:

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka kritikuar kryeministrit Kurti dhe partinë në pushtet pas arritjes së marrëveshjes për Aneksin e Zbatimit të shtunën në Ohër.

Lushaku-Sadriu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka konsideruar se Kurti i ka humbur “një dekadë të pariparueshme” Kosovës.

“Një dekadë sharje, fyerje, etiketim e demonizim të procesit të dialogut”, ka shkruar Lushtaku.

Ajo pretendon se VV dhe Kurti i kanë dhënë Kosovës një “Asociacion Plus” përmes marrëveshjes së re.

“Ku mbeti ‘morali’ i VV-së dhe Kurtit?!”, pyet në fund ajo.

Të ngjashme