Lajme
Ku, kur dhe si u bë? Nura tregon historinë pas fotos së njohur të themeluesve të UÇK-së
Demokracia
21:06 | 06 Mars 2023

Share:

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura, ka treguar në emisionin Pressing në T7 historinë e fotos shumë të njohur të disa prej ish-themeluesve të UÇK-së, ku ndër ta është edhe Adem Jashari dhe Hamzë Jashari.

Nura tregon se në këtë foto është celula e parë e UÇK-së dhe personat që organizuan sulmet e para mbi serbët.

“Mund të them lirisht që celula ose bërthama e parë e cila e ka menduar dhe ideuar dha ka vepruar në kuadër të çlirimit të Kosovës me të gjitha format tjera, por edhe me aksione të armatosura kundër pushtuesve”, tha ai.

Ai tregon historinë edhe të një fotografie tjetër, po në vendin e njëjtë, që kanë simbolikën e tyre.

“Këtu realisht janë shkrepur dy fotografi me qëllime të caktuara. Këtu e tregon një formë që ne atë gatishmërinë, pasi që jemi të gjithë në këmbë. Kurse e dyta me qëllim të caktuar, pasi më herët e bisedonim se nëse dy shqiptarë apo tre bëjnë në një pus, asnjë nuk e ndihmon tjetrin të dalë. Por çdonjëri e kap për këmbë tjetrin dhe ngritemi prapa. Në çfarëdo rrethana të t’jemi e vendosim njëri-tjetrin, do ta çojmë përpara idealin e lirisë. E ka simbolin që do të mbajmë njëri tjetrin mbi supe, që të vazhdojmë rrugës drejt lirisë”, shtoi ai.

Nura në fund tregon që fotoja është bërë shumë afër shtëpisë së tij në fshatin Prelloc.

“Është bërë para shtëpisë time, në fshatin Prelloc, është 2-300 metra mbi shtëpinë time. Të familjes time”, përfundoi ai.

 

Të ngjashme
Lajme • 25 Qershor 2024