Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas sulmeve ndaj koleges së saj partiake, Ganimete Musliu.
Deliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se “është e frikshmë vërsuljae militantëve ndaj Ganes”.
Në shkrimin e saj, deputetja e PDK-së ka pyetur edhe se “Ku janë feministet e VV-së?”.
Në fund, ajo ka shkruar: “A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre?”.