Lajme
“Ku është ligji i pagave?”, AAK-ja vendos pankarta në ulëset e kabinetit qeveritar 
Demokracia
10:44 | 31 Mars 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka vendosur pankarta në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe në ulëset e kabinetit qeveritar, me mbishkrimet “Ku është ligji i pagave”.

Pas vendosjes së pankartave, Tahiri tha se Qeveria është zotuar që ky Ligj do të sillet në Kuvend më 31 mars, por që sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“E di që ky është një aktivitet simbolik për të ngritur një çështje që e kemi ngritur gjatë, e cila lidhet me një premtim të kryeministrit Kurti e ministrit Sveçla të cilët në këtë foltore kanë thënë që deri më 31 mars do ta procedojnë Ligjin e Pagave në Kuvend. Prej këtu i kom thanë mos u ngut. Pyetja ime është sot ku është ligji i pagave?” ka thënë Tahiri. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme