Lajme
Ku dhe kur do të votojë Vjosa Osmani?
Demokracia
21:18 | 13 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të votojë në orën 10:00.

Presidenca përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Osmani do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.

“Në orën 10:00, u.d Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe, Vjosa Osmani në këto zgjedhje kandidon për presidence me listën e LVV-së./Demokracia.com/

Të ngjashme