Veton Surroi dikur ishte aq i privilegjuar sa e kishte pasion që të luante futboll amerikan. Madje, këtij pasioni të tij i kushtohej edhe një artikull i shkurtër. Çka thuhej në atë artikull ku ai shprehte dashuri të madhe për Jugosllavinë?
Emri i Veton Surroit gjithnjë është lidhur me privilegjet gjatë kohës më të dhimbshme të shqiptarëve, në Jugosllavi. Por, emri i tij ishte i lidhur edhe me diçka tjetër… futbollin amerikan.
Në një artikull të përgatitur në dhjetorin e vitit 1980 nga Tempo, shkruhet për të dhe pasionin që e kishte për të luajtur futboll amerikan… në Meksikë.
Kujtojmë se vetëm pak muaj më vonë (1981), për shkak të represionit, shumë shqiptarë të Kosovës do të bënin demonstratat më të mëdha gjatë kohës së Jugosllavisë. Por, Veton Surroi ishte i biri i ambasadorit Rexhai Surroi. Ky i fundit në atë vakt po i shërbente Jugosllavisë në Meksikën e largët. Dhe, si duket u lidh fort me një sport që vazhdon edhe pas mbi 40 vitesh të mos ketë kurfarë popullariteti në Kosovë.
“Në Meksikë, gjatë një bisede me njerëzit tanë, mësuam se një nga lojtarët më të mirë është Veton Surroi, djali i ambasadorit tonë në Meksikë, Rexhai Surroit.” – shkruhet në artikull.
Çka mendonte babai i tij, Rexhaiu, për këtë pasion të Vetonit të ri.
“Rexhai Surroi është krenar, sepse ishte sportist – portier i Prishtinës. Ndaj, gëzohet që i biri i tij vazhdoi traditën familjare, edhe pse jo në sportin e tij. Jugosllavët mblidhen te ambasadori Surroi kur e gjejnë veten në Meksikën e largët.”
Por në anën tjetër, Vetoni që ishte vetëm 19 vjeçar, thoshte se i gjithë ky pasion do të mbetej thjesht një kujtim pasi vitin tjetër do të shkonte në ushtri dhe se kthimi në shtëpi ishte… më i rëndësishëm se gjithçka tjetër, shkruan Nacionale.
“Vitin tjetër do të shkoj në ushtri. Do të kem vetëm një kujtim të bukur të ditëve në një vend të bukur e mikpritës. Megjithatë, kthimi në shtëpi, në Jugosllavi, është për mua më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.”
Surroi madje thoshte se nuk do të kishte para që do ta mbante jashtë Jugosllavisë.
Tutje në këtë artikull të shkurtër thuhej se Veton Surroi ishte interesuar që të dinte për sportin në Jugosllavi.
“Ai u pikëllua nga kriza që po e përjetonte Jugoplastika (klub sportiv) dhe Hajduku…” – shkruhet tutje në artikull.
A doni ta dini se çka mendonte Veton Surroi tetë vite më pas për disa mërgimtarë në Bruksel dhe Gjenevë për parullat “Kosova-Republikë”?