Lajme
Kthimi i bashkatdhetarëve, të dhënat e fundit mbi gjendjen në kufi
Demokracia
13:54 | 09 Janar 2024

Share:

Vendkalimet kufitare me Serbinë përgjatë kësaj kohe kanë qenë mjaft të ngarkuara, kjo pasi shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Evropë kanë shfrytëzuar këto pika kufitare për të hyrë në Kosovë.

Bashkatdhetarët detyrohen të presin me orë të tëra për të hyrë në territorin e Kosovës, e me pritje të gjata ata përballen edhe gjatë kthimit nga vendlindja, transmeton Telegrafi.

Qytetarët kanë pritur deri në shtatë orë për disa ditë, pasi kolonat në vendkalimet kufitare ishin shumë të gjata.

Ndërsa, sot gjendja në vendkalimet kufitare është më e qetë, përveç pikës kufitare Jarinjë.

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se pritja e qytetarëve në pikën kufitare në Jarinjë është rreth një orë.

Kurse, vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe nuk raportohet për kolona, dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet brenda pesë minutash.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.

Të ngjashme